Limitohet kosto e telefonatave në BE

0
88

Deputetët evropianë votuan sot një nivel taban të kostove të telefonatave dhe SMS-ve drejt një vendi tjetër të Bashkimit Evropian, si dhe krijimin e një dispozitivi të njoftimit të urgjencës.

Ky tekst i votuar me 584 vota për (42 kundër), që vijn në kuadër të një marrëveshje të arritur në qershor me Këshillin që përfaqëson shtetet anëtare, limiton në 19 euro për minutë çmimin e një telefonate ndërkombëtare, shkruan Ata.

Ky ligj, që do të aplikohet nga 15 maji 2019, përcakton që një SMS do të kushtojë 6 euro.

Gjatë një etape të parë, në 2017, BE-ja i kishte dhënë fund tarifave shtesë (roaming), duke i mundësuar personave që udhëtojnë në një vend tjetër europian që të përdorin telefonin me të njëjtat tarifa pa kosto ekstra./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu