Januzaj tregon situatën e tij te Manchester United dhe arsyen e largimit

0
27

Adnan Januzaj është nga ata futbollistë shqiptarë për të cilët është folur shumë dhe për çështje të ndryshme. Andani ka pasur rënie e ngritje në karrierë, ndërsa pati bërë bujë edhe vendimi i tij për të luajtur për Belgjkën, në kohën kur shumë futbollistë tjerë zgjodhën Kosovën.

Sidoqoftë, pritej që Januzaj të shndërrohej në një emër të madh evropian, pasi ishte pjesë e skuadrës së madhe angleze, Manchester United, ndërsa pati mendime që do të ishte një pasardhës i denjë i legjendarit Ryan Giggs.

Me”Djatë e Kuq” debutoi në vitin 2013 dhe pati disa paraqitje tëmira në kohën kur trajner ishte David Moyes.

Megjithatë, ai nuk arriti të bindë gjigantin anglez, ndërsa Jose Mourinho ia bëri me dije se nuk llogarit në shërbimet e tij dhe në vitin e kaluar u transferua te Real Sociedad.

Januzaj mendon se nuk iu dha koha e mjaftueshme si një lojtar i ri për të treguar cilësinë e tij.

“Unë nuk kam pasur asnjë shans, sepse në atë kohë, Mourinho ndoshta donte lojtarë më me përvojë si emra”, tha Januzaj për “Sky Sports Neës”. Futbollisti shqiptar këmbëngul se i kishte atributet për sukses në “Old Trafford”, por tashmë e “ka kthyer fletën”, duke qenë i lumtur te Real Sociedad, ku ka bërë 39 paraqitje në të gjitha garat, që nga bashkimi me skuadrën spanjolle.

“Për mua nuk ishte problem. Duhej të lëvizja dhe tani jam i lumtur në Spanjë. Gjithmonë e dija se kisha kualitetin për të luajtur te Manchester United. Atje nuk ma dhanë një shans, por nuk është problem. Jam i lumtur në Spanjë dhe po shijoj futbollin tim”, ka shtuar Januzaj./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here