Anibar fillon udhëtimin e crowdfunding për Kinema ‘Jusuf Gërvalla’

0
156

Filmi, Kino, Bioskop. Peja e ka quajtur Kinemanë Jusuf Gërvalla me shumë emra që nga ndërtimi i saj në vitin 1995.

Jusuf Gërvalla ishte qendra e jetës kulturore në Pejë me shfaqje filmike, muzikore, dhe shfaqje teatrale, poashtu edhe si qendër sociale deri në braktisjen e saj të parakohshme në vitin 1998.

Në vitin 2001, me ndihmën e donacioneve të huaja kinemaja u riparua dhe u shtua në Listën e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare si një monument historik. Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar, i themeluar në vitin 2009, e bëri kinemanë shtëpinë e tij në vitin 2015 pasi që veproi si festivali kyç i qytetit për gjysmë dekade.

Komuna e Pejës e nderoi angazhimin e Anibar me dhënien në shfrytëzim të kinemasë për 15 vitet e ardhshme në dhjetor të 2016-tës. Në vitin 2017, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e vendosi ndërtesën në procesin e likuidimit, i cili në shumicen e rasteve përfundon në privatizimin dhe shkatërrimin.

Qyteti i Pejës u mobilizua në një fushate të mbrojtjes dhe kampanjë peticionesh e cila mblodhi 6 000 nënshkrime dhe siguroi mbështetjen e 70 organizatave jo-qeveritare në të gjithë Kosoven për ruajtjen e saj.

Anibar dhe komuniteti lokal organizuan aktivitete për të informuar mediat, për të bashkuar qytetarët e Pejës, dhe bën koordinimin e organizatave të shoqërisë civile të cilat pezulluan procesin e privatizimit përmes një vendimi të gjykatës. Anibar ka punuar në rivitalizimin dhe ruajtjen e Kinemasë Jusuf Gërvalla dhe rëndësisë së saj kulturore. Duke punuar me komunën dhe organizata të tjera për të siguruar që kinemaja të mbetet qendra kulturore e Pejës duke organizuar ngjarje kulturore, koncerte dhe shfaqje të filmave.

Hapi i radhës në funksionalizimin e Kinemasë Jusuf Gërvalla është të i rikthehet funksionin kinematografik i saj dhe të vazhdojë të jetë qendër kulturore.

Anibar kupton rëndësinë e kinemasë për komunitetin si dhe rëndësinë e ruajtjes së memories kolektive dhe identitetit të kinemasë. Kjo është arsyeja pse Anibar është duke e filluar udhëtimin e tij për crowdfunding nëpërmes Kosova Ideas.

Shuma e mbledhur nga kampanja do të ndihmojë në renovimin e kinemasë të cilat do të përfshijnë intervenime infrastrukturale bazike dhe krijimin e një hapësire me përdorim më të mirë dhe funksional. Kjo fushatë mund të sigurojë asistencën e nevojshme që duhet për ta bërë kinemanë një hapësirë të filmit, artit, kulturës, dhe shoqërisë civile duke përmirësuar jetën shoqërore dhe kulturore të qytetarëve./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu