Rooney para një momenti emocionues

0
53

Wayne Rooney do të kthehet në “Wembley” për të luajtur ndeshjen e fundit me kombëtaren angleze. Golashënuesi më i mirë i “Tre Luanëve” u tërhoq nga kombëtarja në vitin 2017, ndërsa të enjten, në ndeshjen ndaj SHBA-së, do të jetë paraqitja e tij e 120-të dhe e fundit për skuadrën kombëtare.

Ish-sulmuesi i Manchester United thotë se do të jetë krenar të zbresë përsëri në “Wembley”, një stadium ky i veçantë për çdo futbollist.

Është diçka që po e pres me padurim. Kreva seancën e parë stërvitore të hënën dhe ishte e çuditshme t’u bashkohesha lojtarëve në stërvitje. Kur të zbres në ‘Wembley’ do të jetë një moment i veçantë që do të më bëj shumë krenar”, ka thënë Rooney.

Vendimi për t’u tërhequr nga kombëtarja ishte i duhuri. Shihja lojtarët e rinj dhe mendova se kishte ardhur koha t’i jepja fund në mënyrë që edhe ata të kenë më shumë hapësira. Momenti më krenar? Goli ndaj Zvicrës që theu rekordin, ishte një moment shumë i veçantë për mua”, ka shtuar Rooney, i cili tani po bën karrierë te DC United në Ligën MSL në SHBA./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu