14 projekte “në shërbim të multilateralizmit”

0
70

14 projekte “në shërbim të multilateralizmit” u veçuan nga organizatorët e Forumit të Paqes të Parisit, i cili u mbyll sot me sukses me pjesëmarrjen e rreth 12 000 vizitorëve, duke përfshirë 65 përfaqësues shtetesh dhe qeverish, sipas një deklarate të organizatorëve.

Projektet e përzgjedhura përfshijnë mbrojtjen e mjedisit, si “Antartica 2020” për mbrojtjen e Oqeanit Jugor apo një iniciativë e qeverisë lokale të Andhra Pradesh, një shtet në jug të Indisë, për të përmirësuar prodhimtarinë e sipërfaqeve të mbjella.

Tema të tjera të forumit u vlerësuan gjithashtu si teknologjitë e reja ose ekonomia, si për shembull projekti “Ranking Digital Rights”, i cili propozon ngritjen e standardeve ndërkombëtare për të vlerësuar angazhimet e kompanive të internetit për respektimin e jetës private./Ata/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu