Studentët gjerman mahniten me Ansamblin “SHOTA”

0
135

Në projektin për shkëmbimin e studentëve të mjekësisë të organizuar nga KOMS dhe EMSA, pas vizitës së studentëve të mjekësisë nga KS në Münich të Gjermanisë, javën e kaluar 10 studentë të dalluar të mjekësisë nga Republika Gjermane ( ndër të cilët një shqiptarë nga Kosova, Natyra Tahiri)vizituan Kosovën, vizitë kjo e cila përveç këmbimit të përvojave profesionale, kishte për qëllim edhe njohjen më për së afërmi, të studentëve gjerman, me kulturën dhe traditën popullore të popullit tonë, dhe pikërisht kjo ishte arsyeja që në kuadër të kësaj vizite ata vizituan edhe AKKV “Shota” në ambientet e të cilit atyre iu ofrua edhe një orë mësimi të vallëzimit tradicional shqiptar të drejtuar nga solistët e ansamblit Besnik dhe Zymrije Graiçevci.

Studentët nga Gjermania mbetën të mahnitur nga kjo vizitë ku hasën në mikpritjen jashtëzakonisht të ngrohtë të nikoqirëve./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu