Po vjen Rolling Film Festival

0
98

Në Prishtinë, më 9 nëntor 2018 në hollin e kinemasë ABC është mbajtur konferenca për media me rastin e fillimit të edicionit të 5-të të festivalit të filmit “Rolling Film Festival”.

Rolling Film Festival, organizuar nga organizatat Roma Versitas Kosova dhe Romawood, nga Prishtina, do të mbahet nga 13-16 nëntor 2018 në Prishtinë.

Avni Mustafa, drejtor i sapoemëruar i festivalit, e ka hapur konferencën duke e theksuar rëndësinë e veprimtarisë kulturore në Kosovë. Sa i përket kulturës rome dhe vetëpërfaqësimit si komunitet në publik dhe përfshirjen e romëve në Kosovë, Rolling është ngjarja kulturore që e vendos kryeqytetin tonë në nivel ndërkombëtar.

Romët janë ende komuniteti më i diskriminuar në Kosovë dhe në botë. Rreth 92% e romëve në Kosovë janë të papunë dhe komuniteti në shumicën e rasteve shfrytëzohet nga komunitetet tjera. Rolling ka për qëllim përmirësimin e jetës së romëve në nivel kombëtar duke krijuar një kuptim më të gjerë të pozitës së tyre kulturore, politike dhe artistike në vendin tonë, si dhe për të krijuar një shoqëri më të hapur me anë të multikulturalizmit.

Rolling kontribuon në pasurinë e shumëllojshmërisë kulturore, dhe poashtu i lufton paragjykimet dhe padrejtësinë.

Sami Mustafa, Drejtori Artistik, foli për rëndësinë e vetëpërfaqësimit, temë e festivalit të sivjetshëm “Ndrysho çdo ditë të re”, frymëzuar nga arritjet e jetës së Kujtim Paqaku si individ, artist dhe politikan, për përzgjedhjen e filmave dhe për mysafirët e ftuar që do të jenë të pranishëm në festival me ne për të folur për filmat e tyre. Do të shfaqen rreth 25 filma të bëra nga dhe rreth romëve si dhe do të mbahen tri koncerte të ndryshme gjatë katër ditëve të festivalit.

Menaxheri i Festivalit, Denis Mustafa, foli për aktivitetet e reja të festivalit që do të promovojnë artistë të tjerë romë të Kosovës dhe punën rinore në Kosovë përmes një konkursi fotografik: “Ana tjetër e gjithçkaje”, rreth një konkursi të shkurtër filmash dhe punëtoritë e realizuara rezultatet e të cilëve do të shfaqet në ditën e tretë të festivalit, një ekspozitë pikturash nga Bajram dhe Farija Mehmeti dhe Mirjeta Qehaja, në Amfiteatrin e Muzeut Kombëtar nga 13-16 Nëntori dhe një performancë e rrugës flash-mob që do të zhvillohet në oborrin e kinemasë ABC, gjysmë ore para fillimit të secilës ditë të festivalit.

Prapavija:

Roma Versitas Kosova (RVK) dhe Romaëood janë duke organizuar dhe zbatuar Edicionin e 5-të të Roma Rolling Film Festival. Të dy organizatat po punojnë për të sjellë ndryshime pozitive në shoqërinë kosovare në fusha të ndryshme; Misioni i RVK-së në Kosovë është të rrisë numrin e studentëve dhe forcoj kapacitetet akademike të studentëve universitar të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë. Romaëood po përdor fuqinë e kulturës dhe artit për të ndërtuar një shoqëri me mendje të hapur në Kosovë dhe në Evropë. Romaëood është një organizatë lokale e fokusuar në përmirësimin e punës rinore socio-kulturore, përfshirjen, mobilizimin, rrjetëzimin dhe vetëvlerësimin e romëve të rinj me projekte që i angazhojnë ato në film, muzikë, art vizual, teatër apo media të tjera artistike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu