Për fëmijët me nevoja të veçanta do të jenë 100 asistentë

0
345

Ministri I Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyti ka treguar se për herë të parë kjo ministri ka bërë angazhim të veçantë në grantin specific të vitit 2019, duke angazhuar 100 asistentë të ri për fëmijët me nevoja të veçanta. Ai ka thnë se këta asistentë do të angazhohen në vitin 2019 për t’iu ndihmuar fëmijëve.

Gjatë raportimin në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka thënë se janë angazhuar 9 mësues mbështetës në komuna ku ka pas nevojë, duke theksuar se tani janë 85 mësimdhënës mbështetës në tërë Kosovën.

Sipas tij, janë angazhuar 2 instruktorë të gjuhës së shenjave, dhe në vitin 2019 do angazhohet edhe një asistent tjetër.

Por, Bytyqi tha se për fëmijët me dëgjim të dobët duhet të bëhët ende më shumë për krijimin e kushteve të mira mësimore për ta.

Këto, ministri ka thënë derisa ka raportuar për zbatimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës 2013-2023./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu