Parisi voton ndalimin e automjeteve me nivelin më të lartë të ndotjes

0
46

Metropoli i Parisit të madh votoi sot ndalimin e qarkullimit të automjeteve me nivelin më të lartë të ndotjes që nga korriku i 2019, si për automjetet dizel mbi 18 vjet në qarkullim dhe me benzinë mbi 21 vjet, brenda hapësirës së A86 në rajonin e Parisit.

”Duhet të dëshmojmë vullnet kolektiv”, deklaroi para deputetëve kryetari i MGP-së, Patrick Ollier, duke cituar 5 000 deri në 6 000 të vdekur nga ndotja çdo vit në rajon.

Për të qenë përfundimtare, masa do të bëhet objekt i konsultimeve me banorët e çdo komune, dhe 79 drejtuesit e bashkive të përfshira duhet më pas të marrin vendimet./Ata/OxygenPress.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu