OBSH alarmon: Pneumonia mund të vrasë deri në 11 milionë fëmijë

0
142

Pneumonia do të vrasë rreth 11 milionë fëmijë deri në vitin 2030 nëse tendencat aktuale vazhdojnë, paralajmëruan sot ekspertët me rastin e ditës botërore që i dedikohet këtij infeksioni të mushkërive.

Në këtë total prej 10,8 milionë vdekje, 1,7 milionë mund të ndodhin vetëm në dy shtete, Nigeri dhe Indi, sipas parashikimeve të bëra nga universiteti amerikan “Johns Hopkins” dhe OJQ-ja “Save the Children”.

Rreth 700 000 fëmijë mund të vdesin nga kjo sëmundje në Pakistan dhe 635 000 në republikën demokratike të Kongos”, shtuan ata.

Pneumonia është një infeksion i frymëmarrjes që prek mushkëritë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “ajo është arsyeja e parë infektive e vdekjeve tek fëmijët dhe ajo shkakton 15% të numrit total të vdekjeve të fëmijëve që janë nën pesë vjeç”./Ata/OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu