Ikonat shqiptare do ekspozohen në selinë e UNESCO-s në Paris

0
73

“Aktivitet kulturore të organizuar nga ministria e Kulturës gjatë sezonit turistik dhe në kordinim me ministrinë e Turizmit kemi organizuar 500 aktivitete që i bie gati 3 aktivitete çdo ditë në gjithë Shqipërinë. Këto aktivitete ishin për gjithë grupmoshat dhe kategoritë si dhe përfshinin të gjitha zhanret”, u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të projekt buxhetit për vitin 2019.

Ajo tha se “këto aktivitet varionin nga Teatri i Operas dhe Baletit që këtë verë pushtoi sheshet dhe plazhet deri tek programet për fëmijë. Në diplomacinë kulturore ne shënuam jo pak suksese ku veçoj të paktën dy projekte siç ishte Panairi i Librit të Lajbnicit ku Shqipëria praktikisht ishte vendi përfaqësues i gjithë vendeve të Europës Juglindore dhe Bienalia e Venecias ku Shqipëria u prezantua me projektin “Tirana zero space” i cili mbyllet pas dy javësh mbas 6 muaj suksesi”.

“Gjithashtu në gjysmën e dytë të vitit 2018 ku ministria e Kulturës celebroi konferencën ”Shqipëria 60 vjet në UNESCO” e cila do ndiqet në javët në vazhdim me me një event të jashtëzakonshëm në Paris ku hapim ekspozitën e ikonave në selinë e UNESCO-s në Paris,e cila do jetë një ngjarje jo vetëm për vendin por dhe për organizatën ndërkombëtare të UNESCOS-s”, u shpreh Kumbaro.

Përgatitemi dhe këto dy muaj të fundit të viti të kemi evente të rëndësishme, si edicioni i IV i ”legjendave shqiptare në novelat grafike” që zhvillohet në kuadët të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeu”, përfundoi ministria e Kulturës Mirela Kumbaro./ATSH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu