Austri, 100 vjet Republikë

0
40

Austria feston sot 100 vjetorin e kthimit nga monarki në republikë, por partitë e së djathtës ekstreme kanë paralajmëruar folësit përpara ceremonisë shtetërore që të përmbahen nga polemikat politike, ka raportuar kështu shtypi austriak.

Veprimtaria në Operën Shtetërore të Vjenës nuk përkujton vetëm fundin e sundimit të Habsburgëve, por edhe vitet pasuese në të cilat Austria mori pjesë në Holokaust si pjesë e Gjermanisë naziste.

Midis folësve janë presidenti i Austrisë, Aleksander Van der Bellen, kancelari konservator Sebastian Kurz dhe shkrimtarja Maja Haderlap.

Vizitorët përfshijnë të mbijetuar të Holokaustit.

Austria shënon gjithashtu këtë vit edhe 80-vjetorin e bashkimit të saj me Gjermaninë naziste, shkruan Ata.

Pas humbjes së Luftës së Parë Botërore, Austria është zvogëluar nga një perandori e  Evropës Qendrore në madhësinë e saj aktuale.

Në vitet 1930, Austria u qeveris nga konservatorët autoritarë, para se të bashkohej me Gjermaninë naziste në 1938./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu