Strakosha merr një lajm të papritur

0
35

Portieri i Lazios dhe Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha e ka marrë një lajm shumë të mirë.

Revista prestigjoze “France Football” ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Europa League, ku spikat në portë edhe gardiani kuqezi, Thomas Strakosha.

Gardiani kuqezi ishte protagonist shumë i rëndësishëm përballë Marseiles, pasi me dy pritjet e tij, kualifikoi bardhekaltrit dhe eliminoi francezët.

“Thomas Strakosha kontribuoi shumë duke kryer dy mrekulli: në fillim (në minutën e 6-të, Strakosha devijoi një goditje të Sakai) dhe në fund të ndeshjes (në 90+1, ai tregoi veten duke devijuar një goditje të Njie e devijuar nga Marusic)”, shkruan prestigjiozja franceze në paragrafin kushtuar portierit shqiptar të Lazios./Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu