Në shtëpinë e kujt kishin shkuar Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli në Shëngjin

0
182

Një fotografi e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvëndëskryeministrit Behgjet Pacolli në bregdetin e Shëngjinit, ishte bërë lajm në Kosovë.

Në OxygenShow, Pacolli zbulon se për çka kishin shkuar atje.

Ai thotë se nuk kishte të bënte me punë, por që kishin kaluar një pasdite në shtëpinë e biznismenit Ekrem Lluka.

Kemi qenë me miq të mi nga Peja, Ekrem Lluka e ka një shtëpi në Shëngjin, ai është mik I imi. Çdo vit kur kaloj andej, ai e di dhe më ndalem aty me anije, shkoj në shtëpi të tij, e kalojmë një pasidte të bukur. Ai është aq i kujdeshshëm sa furnizohemi me ushqim në anije. Atë ditë ka qenjë pasdite e mrekullueshme, kemi pas një drek në shtëpinë e Ekremit. Kemi ngrënë peshk të freskët. Aty nuk kemi qenë vetëm unë e presdienti, por ka pas edhe të tjerë”, tha ai./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu