Behgjet Pacolli zbulon diçka për Hotelin Grand në Prishtinë

0
93

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në Oxygen Show me Besim Dinën, ka folur edhe për cështjen e Hotelit Grand në Prishtinë.

Pacolli ka thënë se, me firmën e tij, ka qenë bashkëpronar me 60 për qind të hotelit, dhe se i ka dhënë 6 milion euro blerësit të atëhershëm, por që ai nuk ia ka kthyer mjetet asnjëherë.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës ka thënë s e cështja tani është në arbitërazhin ndërkombëtar pranë Bankës Botërore në Washington.

Unë kam qenë bashkëpronar i tij 60 përqind, blerësi i atëherë nuk ka pas para me pagu, ka ardh ka kërku para I kam dhënë 6 milion, ai e paguan atë, e kemi pas një kontratë, në momentin që e paguan, e posedon atë, atherë me atë fuqinë e vet nënktorësore që e ka pas ai bile edhe ma ndalon me hy brenda, dhe e përvetëson. E keqja e asa jqë e ka lënë një gërmadhë aty, para të mijat janë 6 milionë, nuk janë kthyer asnjëherë. Krejt kjo ka kalaur nëpër instance gjyqësore nëpër Kosovë, insitanca të kamofluara gjyqësore, tash jam i lumtur që ka shkuar krejt në arbitërazhin ndërkombëtar, pranë Bankës Botërore në Uashington. Aty trajtohet kjo temë. Më vjen shumë keq, nuk është e imja por e firmës sime, por për hirë të drejtjësisë duhet me shku procesi deri në fund. Ose ai që i ka grabitë ato mjete duhet me i kthy”, tha ai.

Pacolli ka thënë se nëse i kthen ato mjete, do t’i jap për bamirësi./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu