“Libër i vjetër, libër i ri”, aktivitet për shkëmbimin e librave

0
185

Në Kolegjin Europian në Prishtinë, me 17 nëntor  do të bëhet shkëmbimi i librave nga libradashësit.

“Më 17 nëntor kemi vendosur të organizojmë aktivitetin e radhës, pjesë e të cilit mund të bëheni të gjithë ju. Nëse keni në shtëpi libra të cilat me qejf do i shkëmbenit me libra të tjerë, për cfarëdolloj arsye, tashmë e kemi mundësinë t’i ndërrojmë ato me njëri tjetrin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Përpos shkëmbimit të librave, pjesëmarrësit poashtu do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e lojës shpërblyese përmes të cilës: 5 persona do fitojnë kuponë në vlerë prej 10 eurosh të dhuruar nga Libraria Dukagjini dhe 12 persona do fitojnë nga 2 libra secili nga fond i librave të Maniakëve t’Leximit, njofton Oxygenpress.

Organizimi do të filloj nga ora 11:00 deri në orën 15:00. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu