Behgjet Pacolli shpenzon 300 mijë euro në muaj

0
57

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka treguar arsyen pse ka vendosë që të marrë pagën që i takon nga shteti, meqë dikur nuk e merrte fare.

Ai në Oxygen Show ka thënë se ka vlerësuar që ato para që nuk i merrte dikur nuk i kanë shërber askujt, andaj ka vendosur që të marrë pagën e tij dhe ta jap atë për bamirësi.

“Unë nuk kam marrë rrogë as kur kam qenë president as kur kam qenë në mandatin e parë, tash unë marrë rrogën por rroga shkon në një llogari e prej asaj shkon për bamirësi. Jo vetëm rroga, por edhe ndonjë llogari për mëditjen. Më duket se nuk i ka shërby askujt për tre vjet ajo rrogë që nuk e kam marrë herën e kaluar. Kështu kam vendosë që ato të grumbullohen dhe të shkojnë për donacion. Para disa dite kam dërguar dy persona për shërim”, tha ai.

“Shpenzoj diku në mes 300 mijë euro në muaj për Qeverinë e Kosovës. Kjo është mesatarja, unë udhëtoj shumë dhe udhëtoj me një mjet shumë të shtrenjtë, atë nuk e kompenson askush, duhet prej xhepit tim. Deri tani kam mundësi me ba, e bëj për shtetin ,do ta bëjë sa kam mundësi ,nuk do të kursej asgjë me shpresë që do të mund të sjellë gjëra të mira”, ka shtuar ai./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here