Befason Alves: Të punosh me Guardiolën është më mirë se të bësh seks

0
25

Mbrojtësi Brazilian Dani Alves është futbollisti që ka fituar më së shumti trofe nga lojtarët që ende janë aktivë. Së fundi ai ka dhënë një deklaratë të çuditshme, kur është pyetur për ish-trajnerin e tij Pep Guardiola, nën urdhrat e të cilit ishte te Barcelona.

“Ai është trajneri më i mirë, me të cilin kam punuar. Të punosh me të është diçka më e mirë se të bësh seks. Ai është gjeni dhe di t’i bëjë lojtarët të kuptojnë atë që duhet të bëjnë. Në disa raste kemi fituar shumë thjeshtë, duke ndjekur udhëzimet e tij në letër. Më kërkoi te Manchester City. Kalimi im atje ishte pothuajse i përfunduar, por gjithçka u prish për një problem familjar. Fola me Guardiolën dhe ai e dinte se sa shumë doja të punoja sërish me të”, ka thënë Alves për Sky Sports./Oxygenpress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here