Një vizitë më ndryshe në Prekaz

0
391

Fshati Prekaz i Drenicës mbetet vendi më i vizituar nga shqiptarët, por edhe vendi që ngjallë interesim për të parë shumë të huaj. Sot, kompleksin memorial “Adem Jashari” atje e panë nga afër vizitorë nga Afrika.

Ciceroni i muzeut në kompleks, Xhevat Imeri ka njoftuar për këtë vizitë përmes llogarisë së tij facebook.

Gjërat unike dhe të shtrenjta janë të rralla sikur është Prekazi. Nuk thonë kot Prekazi bashkon botën. Sot në Prekaz ishte djali i Presidentit të Kenias, një shtet që ende nuk e ka njohur Kosovën. Ai sot i dha besën Prekazit që do të ndikoj të babai i tij Presidentit të Kenias që sa më parë ta njeh këtë vend të mrekullushëm por jo vetëm Kenia si shtet po do të kërkoj Presidentin me ndikimin që do t’i bindë edhe shumë shtete të Afrikes ta njohin Kosovën”, ka shkruar ai.

Statistikat tregojnë se që nga paslufta, numri i vizitorëve në Prekaz kalon 12 milionëshin.

Gjatë gjithë kohës, vecanërisht muajit mars kur shënohet Epopeja e UCK-së, dhe muajit nëntor që është ditëlindja e komandatit legjendar, Adem Jasharit, Prekazi pret vizitorë nga mbarë trojet shqiptare, Evropa, por edhe deri nga Japonia e largët./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu