Në vendet e pasura shënohet rënie demografike

0
43

Lindshmëria në shkallë botërore është përgjysmuar që prej vitit 1950, por kjo fsheh pabarazi të mëdha sipas nivelit të jetës, pasi që, nëse niveli i lindjeve në vendet e pasura bie, ai rritet ndjeshëm në vendet në zhvillim, kështu thotë një studim i publikuar sot.

Në revistën “The Lancet” studimi thotë se numri botëror i fëmijëve për grua në botë ka kaluar nga 4,7 në 1950 në 2,4 sot.

98 kombe, që ndodhen kryesisht në Evropë dhe në kontinentin amerikan, nuk ka një numër të mjaftueshëm lindjesh për ruajtjen e nivelit aktual të numrit të popullsisë.

Në Afrikë dhe në Azi, niveli i lindshmërisë është rritur, sipas këtij studimi të Institutit të Metrologjisë dhe të Vlerësimit të Shëndetit (IHME, Universiteti i Uashingtonit), organizëm që financohet nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates./Ata/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu