Pse ekziston Libri i rekordeve Guinness?

0
142

Tashmë 64 vjet që kur u botua për herë të parë libri Rekordet Botërore Guinness.

Qysh atëherë, janë shitur më shumë se 134 milionë kopje të tij, ku përfshihen të dhëna të cilat variojnë që nga ndërtesa më e lartë në botë, këpucët më të mëdha e deri te njerëzit më të moshuar në tokë.

Libri tërheq lexues nga mbarë bota. Që nga viti 1955 janë shitur më shumë se 134 milion kopje në 21 gjuhë në më shumë se 100 vende – Guinness pretendon se kjo është mjaftueshëm për të mbështjellë me libra ekuatorin.

Njeriu pas idesë së këtij libri ishte Sir Hugh Beaver, drejtori menaxhues i Birrarisë Guinness.

Ai po merrte pjesë në një mbrëmje në Wexford kur filloi një debat për zogun më të shpejtë në Evropë. Duke mos e gjetur përgjigjen në librat ekzistues, ai ftoi binjakët Norris dhe Ross McWhirter të përpilonin një libër me fakte dhe shifra.

“Ishte një lojë gjuetie dhe drejtori menaxhues i birrarisë Guinness filloi të thotë për një zog se ishte ndoshta më i shpejti në Evropë. Por askush nuk mund ta gjente përgjigjen. Ai debatoi me miqtë dhe i erdhi ideja për një libër. Rezultati ishte Libri Guinness i Rekordeve.”

Disa gjëra asnjëherë nuk ndryshojnë. Kemi dëgjuar për njeriun më të pasur në botë, John D. Rockefeller. Pasuria e tij llogaritej në gati 900 milion dollarë në vitin 1913, baraz me 189.6 miliardë sot.

Përpjekjet e njeriut kanë qënë gjithmonë përbërësi kryesor në Librin Guiness të Rekordeve. Një nga atletët më të famshëm në libër është vrapuesi amerikan Jesse Owens.

Ai shënoi rekordin në Olimpiket e Berlinit në 100 metërsh në vitin 1936. Gati një shekull më vonë Usain Bolt shënoi rekordin e ri me 9.58 sekonda. Ai u arrit më 16 gusht të vitit 2009.

Yje të tjera të sportit të përfshirë në librin e rekordeve janë: Gareth Bale, futbollisti më i shtrenjtë për të cilin Real Madridi i pagoi Manchester United gati 132 milion dollarë në vitin 2009.

Sir Roger Bannister i Britanisë u bë i pari që përshkoi një milje në më pak se 4 minuta në vitin 1954.

Ndërsa njeriu më i shkurtër në botë është Chandra Bahadur Dangi nga Nepali.

Duhet të jesh tip i veçantë për të hyrë në librin Guinness. E tillë është Lee Redmond e cila zgjati thonjtë për 30 vjet me radhë. Fatkeqësisht ato iu thyen në një aksident me makinë.

Kafshët janë gjithmonë popullore për lexuesit e librit Guinness dhe pronarët e tyre janë entuziastë t’i regjistrojnë në librin e rekordeve, në rrugën drejt famës.

Zeus, është përshembull qeni më i gjatë në botë – 1 metër e 12 centimetra.

Disa rekorde nuk janë të papritura. Albumi Thriller i Michael Jackson-it është ende më i shituri deri më sot me mbi 65 milion kopje.

Edicioni i 60-të i librit do të ketë disa të reja si ky libër komik gjigand. Ashtu siç e thotë edhe titulli “Libri më i Madh Komik në Botë”.

Këto rekorde ndryshojnë vazhdimisht./ OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu