Përgaditje të mëdha në Francë për ceremonitë përkujtimore të Luftës së Parë Botërore

0
24

Më 11 nëntor në Paris, presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbledh liderët e botës në një ceremoni përkujtimore me rastin e fundit të Luftës së Parë Botërore. Atje do të marrë pjesë edhe Republika e Kosovës, e përfaqësuar nga presidenti i vendit.

Është hera e parë që Republika e Kosovës merr pjesë në një ceremoni të tillë. Kosova do të jetë pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare me rastin e 100 vjetori të Luftës së Parë Botërore.

Kjo është një mundësi e mirë e promovimit të shtetit të Kosovës meqë atje do të marrë pjesë e barabrtë me të gjitha vendet.

Në Paris do të marrin pjesë 72 kryetarë të shteteve të botës dhe 98 delegacione. Ceremonitë organzohen në kujtim të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, dhe për Forumin e Paqes./OxygenPress.info

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here