Në Tetovë, promovohet libri “Kosova”

0
40

Në Universitetin e Tetovës janë promovuar  tri vëllimet e fundit të librit “Kosova” VI, VII dhe VIII, të autorit Jusuf Buxhovi.

Autori me këtë rast mbajti ligjëratën “Maqedonia dhe shqiptarët e parë nga këndvështrimi historik, etnik dhe politike nga antikiteti deri të koha jonë”.

Ligjerata-promovuese e Buxhovit u përcoll me interesim të madh nga të pranishmit, të cilët shtruan pyetje të shumta rreth aktualitetit politik në të cilin ndodhet Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Me rastin e promovimit të “Kosova” VI, VII dhe VIII, historiani Jusuf Buxhovi u prit në Rektoratin e Universitetit të Tetovës. Me këtë rast, rektori i Universitetit, prof. Dr Vullnet Ameti historianit nga Kosova i dha mirënjohjen “Fadil sulejmani” të Universitetit për merita shkencore

. Rektori Ameti vlerësoi punën hulumtuese të Buxhovit për ndriçimin e historisë shqiptare si dhe vendin e Maqedonisë në të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu