Ndikimi i cigareve elektronike në organizmin e njeriut

0
135

Në treg prezantohen si alternative përballë aty të zakonshnshme, por studimet po tregojnë E-cigaret mund të shkaktojnë dëme në shëndetin tuaj.

Hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë në New York, zbuluan se minjtë e ekspozuar ndaj avullit elektronik të e-cigares në eksperimentet e bëra, përjetuan dëmtim të ADN-së në mushkëri, fshikëz dhe zemër, dhe kjo mund të rrisë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Dëme të tilla u gjetën po ashtu në qelizat e njeriut si në mushkëri dhe fshikëz, të cilat ishin ekspozuar nga avulli elektronik për 10 vjet.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 2 milionë nxënës të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara raportojnë se kanë përdorur cigare elektronike gjatë 30 ditëve të fundit.

Cigaret elektronike nuk janë aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), si një ndihmë për lënien e duhanit, pasi Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të ShBA konkludoi se ka “prova të pamjaftueshme për të rekomanduar për ose kundër përdorimit të tyre për ndërprerjen e pirjes së duhanit”./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu