Rikthehet shfaqja “Copë Copë”

0
82

Shfaqja “Copë Copë”, e cila është dhënë premierë në vitin 2015 rikthehet në skenë me 9 nëntor në Shkodër.

“Copë Copë” është prezantuar tre herë në Prishtinë, një herë në Ferizaj, në Gostivar në festivalin teatral “Othelo”, në Beograd në festival “Mirëdita, Doberdan”, në Kukaj në EtnoFest ku është shpërblyer me tri çmime, si dhe me datë 26 nëntor, 2018 do prezantohet në Zagreb për të shënuar ditët e kulturës shqiptare atje.

Shfaqja bazohet në ngjarje të vërteta të grave në Kosovë; një grua, mbijetuese e dhunës në familje është edhe performuese në skenë së bashku me aktoret profesionale.

Në të njëjtën hapësirë dhe kohë, aktoret dhe mbijetuesja gjejnë forcën dhe solidaritetin për t’u përballë me realitetin dhe për të vazhduar përpara.

“Copë Copë” është me regji të Zana Hoxha-Krasniqit, dramaturge është Blerta Zeqiri.

Luajnë: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Albina Kelmendi and Bashkime Sulejmani.

Shfaqja rikthehet në teatrin “Migjeni” në Shkodër, në orën 19:00 me 9 nëntor./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu