Përdorimi i teknologjisë nga ana e fëmijëve, rrezik për shëndetin mendor

0
302

Sipas studimeve të fundit, fëmijëve të moshës dyvjeçare mund t’ju zhvillohen probleme të shëndetit mendor për shkak të përdorimit telefonëve të mençur dhe tabletëve.

Vetëm një orë në ditë duke parë një ekran mund të jetë e mjaftueshme për t’i bërë fëmijët me më shumë gjasa të jenë të shqetësuar apo dëshpëruar.

Megjithëse adoleshentët janë më të rrezikuar nga pajisjet e dëmshme, fëmijët nën moshën 10 vjeç dhe fëmijët e vegjël ende rrezikohen.

Kjo mund t’i bënte ata më pak kurioz, më pak të aftë për të përfunduar detyrat, më pak emocionalisht të qëndrueshme dhe duke ulur vetëkontrollin e tyre.

Por, hulumtimet tregojnë se të ashquajturit ‘fëmijët e zombies’ britanikë harxhojnë pothuajse pesë orë çdo ditë në pajisjet elektronike.

Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqëria e Pediatrisë Kanadeze tregojnë se foshnjat e moshës 0-2 vjet nuk duhet të kenë ekspozim ndaj teknologjisë, 3-5 vjet të kufizohet në një orë në ditë dhe 6-18 vjet të jetë e kufizuar për 2 orë në ditë.

Fëmijët dhe të rinjtë që përdorin teknologjinë 4-5 herë më shumë nga sa është rekomanduar, mund të kenë pasoja të rënda dhe shpesh kërcënuese për jetën.

Pajisjet e dorës (telefonat celularë, tableta, lojëra elektronike), janë rritur në mënyrë dramatike në qasjen dhe përdorimin e teknologjisë, sidomos nga fëmijët shumë të vegjël.

Pediatrit e zhvillimit dhe logopedët, jemi duke u bërë thirrje prindërve dhe mësuesve për të ndaluar përdorimin e të gjitha pajisjeve të mbajtjes në dorë për fëmijët nën moshën 12 vjeç./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here