Liga e Kampionëve rikthehet me super ndeshje

0
41

Tetë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve zhvillohen sonte, ndërsa dy prej tyre priten me interesim më të madh.

Në Grupin B, Interi e pret Barcelonën dhe duke marrë parasysh formën aktuale të të dyja skuadrave, por edhe synimet e tyre, atëherë kjo përballje mund të quhet edhe kryendeshja e sotme.

Pa e nënçmuar asnjërën nga ndeshjet tjera, një sfidë tjetër që bie në sy është ajo Napoli – PSG, skuadra këto që së bashku me Liverpoolin nga Grupi C e kërkojnë një vend në fazën e ardhshme të garës më prestigjioze në konkurrencën e klubeve të futbollit evropian.

Dashamirët e futbollit në Kosovë e kanë pritur me interesim ndeshjen në Beograd ku takohen Crvena Zvezda – Liverpool, pasi pritej që me skuadrën angleze të udhëtonte edhe Xherdan Shaqiri, por trajneri Jurgen Klopp ka vendosur që Xherdani të mos jetë në skuadër, pasi që nga Kupa e Botës është gjendur në shnjestër të presionit nga mediet serbe.

Grupi A

18:55 Monaco – Club Brugge

21:00 Atletico Madrid – Borussia Dortmund

Grupi B

21:00 Inter – Barcelona

21:00 Tottenham – PSV Eindhoven

Grupi C

18:55 Crvena Zvezda – Liverpool

21:00 Napoli – PSG

Grupi D

21:00 Porto – Lokomotiv Moscow

21:00 Schalke – Galatasaray

/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu