Shaqiri nuk shkon në Beograd, serbët fillojnë të krekosen

0
67

Tashmë dilema ka marrë fund. Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë për në Beograd, ku skuadra e tij Liverpool do të përballet me Crvena Zvezdan në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lajmi i mungesës së tij ka bërë bujë në mediet serbe.

Pothuajse të gjitha mediat serbe kujtojnë festën e Shaqirit me shqiponjë në Kupën e Botës në sfidën ndaj Serbisë dhe për ta ai festim ishte një provokim i hapur ndaj tyre.

Disa nga mediat atje nuk e fshehin faktin se prezenca e Shaqirit në Beograd mund të shkaktonte tension.

Nuk kanë munguar as komentet si ;  Shaqiri nuk do të udhëtojë drejt Beogradit për shkak të frikës.

Disa media të tjera, iu gëzohen këtij fakti, duke thënë se Liverpooli e dinë mirë se Shaqiri do të jetë në qendër të sulmeve të tifozëve vendas dhe ai ka menduar që të mos jetë në këtë ndeshje.

Gjithsesi, nuk specifikohet në asnjë moment që kjo është një zgjedhje e trajnerit, i cili ka kërkuar në momentin që ka bërë publike listën me mirëkuptimin e lojtarit, duke nënkuptuar që dëshira e gjilanasit ka qenë që të mos mungonte në këtë ndeshje.

Në mediet serbe thuhet se kjo zgjedhje është bërë për të shmangur problemet./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu