“Ngjyrat e shpirtit tonë”

0
68

“Ngjyrat e shpirtit tonë” mban emrin ekspozita që u hap sot në Prishtinë përmes së cilës synohet ngritja e zërit të grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Ekspozita vjen në kuadër të projektit Un Women. Ajo ka karakter shitës dhe të gjitha mjetet e mbledhura do të shkojnë për autoret këtyre veprave të artit, përmes së cilave u shprehën gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Fotografitë e kësaj ekspozite, të krijuara nga gratë, nuk mbajnë mbishkrimin e autoreve, meqë në Kosovë ende vuajnë nga paragjykimet që mund të u bëhen.

Sipas Ulrika Richardson, përfaqësuese e UN Women në Kosovë, në vendin tonë ende nuk ndjehet zëri I grave të dhunuara, dhe ende nuk ka drejtësi për to.

Shumë prej tyre ende kanë shumë frikë, edhe turp që të flasin publikisht, andaj kjo ekspozitë është një mënyrë e shprehjes. dhe është mënyra se si të mbijetuara e dhunës seksuale mund të shprehin atë nëpër të cilën po kalojnë”, tha Richardson.

Ekspozita e hapur sot në Prishtinë vjen nga Zyra e UN Women në Kosovë dhe Muzeu i Kosovës.

Rozafa Kelmendi nga UN Women tha se të mbijetuarat nuk kanë nevojë për bamirësi, por kanë nevojë për të kuptuar shoqëria se ato janë një faktor aktiv të cilat mund të kontribuojnë në shoqëri. Por sipas saj paragjykimet e shumëfishta u kanë pamundësuar kontributin e tyre në shumë fusha.

Hapja e ekspozitës u bë sot në të njëjtën datë kur edhe është aprovuar rezoluta e Këshillit të Sigurisë 1325, e cila merret me këtë temë./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu