Kosova kualifikohet në rrethin elitar për kualifikimet e Evropianit 2019

0
44

Përfaqësuesja e Kosovës U17, ka shkruar një histori të re në futbollin tonë.

Djelmoshat tanë kanë marrë edhe një fitore ku kanë mposhtur Qipron me rezultat minimal 1-0.

Të drejtuar nga Besnik Kollari, pas tri ndeshjeve Dardanët e mbyllën në pozitën e parë në Grupin 5, duke lënë mbrapa Skocinë dhe Zvicrën.

Golin e vetëm në këtë takim për Kosovën, e ka shënuar Milot Avdyli pasi kishin kaluar një orë lojë.

Kësisoj verdh e kaltërtit janë kualifikuar për në rrethin elitar të kualifikimeve të Evropianit 2019.

Kosova U17 në këtë grup ndeshjen e parë e kishte humbur 2-1 nga Skocia, ndërsa Zvicrën dhe Qipron i mposhti me rezultat të njëjtë 1-0.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu