Edhe karamelet kanë ditën e tyre, por duhet pasur kujdes me to

0
309

Karamelet janë të parezistueshme herë pas here, por nëse jeni tepër të dhënë pas tyre, atëherë duhet të ndërgjegjësoheni për dëmet që shkaktojnë ato. Dita e tyre është 3 nëntori.

Karamelet kanë një përmbajtje të lartë sheqeri dhe në shumicën e rasteve përmbajnë sasi të pashëndetshme yndyrash dhe kalorish.

Karamelet nuk përmbajnë ushqyes, që do të thotë se kaloritë e marra prej tyre janë bosh në përmbajtje por të rrezikshme për shëndetin.

Shtimi në peshë

Çdo përbërës i karameles është plot me kalori. Sheqeri, çokollata, karamele, arrat dhe shumë elementë të tjerë ofrojnë shumë kalori dhe yndyra.

Konsumimi i shumë kalorive në ditë ju bën të shtoni në peshë, sidomos në rastet kur nuk i digjni dot ato.

Të dhënat shkencore tregojnë se 40% e sheqernave që konsumohen në ditë akumulohen në organizëm në formën e yndyrës.

Ndaj nëse dëshironi të ruani peshën tuaj por të konsumoni karamele herë pas here, zgjidhni ato me përmasa të vogla dhe konsumoni vetëm një.

Ëmbëlsirat në formën e çokollatave kanë 54 g sheqerna dhe 510 kalori, ndërkohë që ka variante më të vogla me gjalpë kikiriku që kanë vetëm 10 gramë sheqer dhe 115 kalori.

Pengon ushqyesit

Nëse i dorëzoheni thirrjes së karameleve dhe ëmbëlsirave atëherë në stomakun tuaj nuk do të ketë vend për ushqimet e shëndetshme.

Karamelet nuk përmbajnë as vitamina, as minerale. Ato mund të shuajnë urinë tuaj por kur vjen puna tek ushqyesit e nevojshëm, karamelet nuk kanë çfarë të ofrojnë.

Niveli i lartë i sheqerit që ofrojnë karamelet dinake përthith të gjithë ushqyesit e nevojshëm siç është kalciumi, për të cilin trupi ka nevojë të tresë sheqerin.

Një gjë e tillë shkakton pamjaftueshmëri ushqyesish siç janë hekuri, vitaminat, mineralet, mungesa e të cilave shkakton një sërë problemesh shëndetësore.

Ngrënia e shumë ëmbëlsirave dhe karameleve zhvillon kavitetin, duke qenë se bakteret adhurojnë sheqerin dhe shumohen falë tij.

Sa më shumë sheqer të hani aq më shumë bakteret do të shkatërrojnë dhëmbët tuaj  dhe mishrat do të gjakosen më tepër.

Këto probleme e bëjnë të pashmangshme rënien e dhëmbëve. Karamelet dhe ëmbëlsira të tjera që kanë tendencën të ngjiten nëpër dhëmbë janë armiqtë e dhëmbëve dhe jo vetëm.

Më shumë sëmundje

Niveli i lartë i yndyrave dhe sheqerit përkeqëson organizmin dhe e bën atë më të prekshëm ndaj sëmundjeve.

Sheqeri rrit rezistencën ndaj insulinës që më pas shkakton diabet. Sheqeri përthith kalciumin nga kockat dhe çel rrugën për osteoporozën.

Yndyrat rrisin nivelin e sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe depresionit.

Një ushqyerje e varfër e bën sistemin imunitar më të plogësht dhe trupin një pre të lehtë të sëmundjeve dhe viruseve.

Shumë prej këtyre problemeve janë pjesë e një zinxhiri të dendur sëmundjesh të rrezikshme. Për shembull, nëse jeni mbi peshë, jeni më shumë të rrezikuar ndaj sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Ëmbëlsirat me sasi

Ekspertët më në zë të shëndetësisë nënvizojnë rëndësinë e kufizimit të konsumimit të sheqerit në 100 kalori ose 6 lugë çaji në ditë për femrat dhe 150 kalori ose 9 lugë çaji për meshkujt.

Alternativat e shëndetshme nuk mungojnë. Mund të konsumoni rrush të thatë, hurma Arabie, arrorë ose fruta të thata. Por kini kujdes, mos e teproni sepse ndonëse këto produkte nuk kanë sheqerna të shtuara, sërish kanë shumë sheqer, veçanërisht frutat e thata./AW/Oxygen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu