Një gjyqtar anti-korrupsion zgjidhet ministër i Drejtësisë së Bolsonaros

0
40
São Paulo - O juiz federal Sérgio Moro participa do simpósio Lava Jato e Mãos Limpas, realizado no auditório do Ministério Público Federal (Rovena Rosa/Agência Brasil)

Gjyqtari Sergio Moro, simbol i luftës anti-korrupsion, me një popullaritet të lartë në Brazil dhe “iniciatori” i burgosjes së ish-presidentit Lula-s, pranoi sot postin e Ministrit të Drejtësisë dhe Sigurisë Publike të propozuar nga presidenti i sapo zgjedhur i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Perspektiva për të vënë në zbatim masa të forta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar më shtynë të marr këtë vendim”, sqaroi magjistrati 46 vjeç në një komunikatë për shtyp.

Vendimi për të qenë pjesë e administratës Bolsonaro, e cila do të marrë detyrën në janar, megjithëse nuk ka marrë dakortësinë e të gjithëve, ndërkohë që popullariteti i gjyqtarit Moro është në atë nivel ku shumë brazilianë mbajnë veshur bluza të stampuara me fytyrën e tij./Atsh/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu