Hapet klinika e parë veterinare në Kosovë

0
221

Në Gjakovë është përuruar klinika e parë veterinare dhe qendra e përkohshme e trajtimit të kafshëve të shoqërimit.

Përurimin e bëri zonja Helen Wormser, presidente e Fondacionit zviceran “Straycoco“ si dhe dashamire e flaktë e qenve.

“Shumë turistë nuk parapëlqejnë ta vizitojnë një shtet që nuk i trajton si duhet qentë endacakë. Ndaj, duke pasur edhe një pjesë të familjes sime këtu, e sidomos kur njoha veterinerët Blendi dhe Eriola Bejdonin vendosa të jap angazhimin tim për themelimin e kësaj klinike”, tha zvicerania Helen Wormser, psikologe dhe drejtoreshë e fondacionit zviceran “Straycoco”.

Në praninë e një numri të madh dashamirësh të qenve, por edhe të veterinerëve vendorë dhe të huaj u bë përurimi i Klinikës së parë veterinare në Kosovë, që njëkohësisht është edhe Qendër e përkohshme e trajtimit të kafshëve të shoqërimit.

Salla e operacionit, rentgeni, lidhtorja, dhe disa bokse për vendosjen e përkohshme të qenve dhe maceve janë pjesë e objektit të kësaj klinike, ndërkohë që në hapësirat e jashtme mund të sistemohen edhe me dhjetëra qen e mace deri në trajtimin e tyre të përkohshëm, janë donacion i Fondacionit zviceran “Straycoco”.

Përurimin e shpalli të hapur zonja Helen Wormser, presidente e Fondacionit zviceran “Straycoco“ si dhe dashamire e flaktë e qenve.

Sipas zonjës Wormser kjo klinikë synon:

-Të jetë qendër kompetente për specializimin e veterinerëve për kafshët e shoqërimit, e që do të ndihmohet edhe nga veterinerë të shteteve tjera evropiane.

-Të jetë qendër edukative për shkolla dhe fëmijë, të cilët duan të mësojnë më tepër për mirëqenien dhe mirëmbajtjen e qenve.

-Të promovojë kujdesin ndaj kafshëve në përgjithësi etj.

Në përurim ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini si dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu