Filmi AJO me Premierë në Festivalin e Kairos

0
42

Filmi “AJO” nga More Raça, është përzgjedhur në konkurrencë zyrtare në seksionin Cinema of Tomorow në festivalin e kategorisë A Cairo International Film Festival.

Filmi “AJO” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Në filmin “AJO” luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“AJO” gjithashtu është në garë për nominim në OSCAR pas përzgjedhjes si njëri ndër finalistët e Manhattan Short Film Festival./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu