Mësoni më shumë rreth shkrimeve dhe shkollave të para

0
339

Shkollat  e para ishin në formë mbledhjesh në sheshe ku një grup njerëzish diskutonin për tema të caktuara. Shkollat për të rinjtë historikisht janë plotësuar me trajnime të avancuara për priftërinjtë dhe burokratët.

Alfabeti më i vjetër i njohur u zhvillua në Egjiptin qëndror rreth vitit 2000 para krishtit nga një prototip hieroglifik.

Ky shkrim ishte përdorur nga egjiptianët e lashtë në monumente të ndryshme guri dhe në shpella.

Më vonë hieroglifet u avancuan dhe shkrimi i tyre u praktikua në “letrën e parë” të njohur si Papirus.

Papirusi ishte një material fleksibil si letër e cila përfitohej nga kallamët që rriteshin në këneta dhe pranë lumenjve siç ishte lumi Nil.

Një nga shkollat më të hershme formale u zhvillua në Mbretërinë e Mesme të Egjiptit nën drejtimin e Kheti, thesarit të Mentuhotepit II, në atë që më vonë u bë Mesopotami.

Sistemi i hershëm logjik i shkrimit kuneiformik mori shumë vite për t’u zotëruar.

Kështu, vetëm një numër i kufizuar individësh u punësuan si “skribë” ose ndryshe shkrimtarë për t’u stërvitur në leximin dhe shkrimin e saj.

Vetëm pasardhësit mbretërorë, djemtë e të pasurve, mjekëve dhe administratorëve të tempullit u shkolluan. Ndërsa, të tjerët kishin fat tjetër.

Shumica e meshkujve mereshin me tregtinë e babait të tyre ose mësonin një tregti.

Ndërsa vajzat qëndronin në shtëpi me nënat e tyre për të mësuar punët e shtëpisë, gatimin, dhe për t’u kujdesur për fëmijët e vegjël.

Më vonë kur shkrimi u përhap, edhe qasja në arsimim ishte më e lehtë.

Gratë dhe burrat mësuan të lexojnë dhe të shkruajnë.

Për përdorim të studentëve u hartua fjalori, gramatika dhe përkthimet ndërlidhëse, si dhe komentet mbi tekstet e vjetra dhe shpjegimet e fjalëve dhe frazave të panjohura.

Arkivat masive të teksteve u gjetën nga kontekstet arkeologjike të shkollave të vjetra babilonase të shkrimtarëve, përmes të cilave u shpërnda shkrim-leximi.

“Epi i Gilgameshit”, cilësohet të jetë një poezi epike nga Mesopotamia e lashtë e cila sipas dokumenteve është ndër veprat më të hershme të letërsisë.

Ky shkrim daton që nga dinastia e 3-të e Ur-it rreth vitit 2100 para krishtit.

“Formula e pagëzimit” cilësohet të jetë dokumenti i parë në gjuhën shqipe i cili daton nga viti 1462.

“Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” është fjalia që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.

“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën “Laurentiana” të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915.

Ndërsa “Meshari” i Gjon Buzukut është libri i parë shqip i botuar në vitin 1555.

Që nga botimi e deri në vitin 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, pra ishte një vepër e panjohur.

Më 1740 u zbulua ne Bibliotekën “Propaganda Fides”, afër Romës.

Mesharin e Gjon Buzukut e zbuloi ipeshkvi i Shkupit “Imzot Gjon Nikollë Kazazi” nga Gjakova.

Edhe pse shkrimet shqipe datojnë qysh në vitet 1400, shkolla e parë shqipe nuk u hap deri në vitin 1887 në Korçë.

Mësenjtorja e Korçës është shkolla e parë demokratike, kombëtare dhe laike në gjuhën shqipe.

Objekti shkollor aso kohe ishte një shtëpi, e cila u dhurua nga atdhetari Diamant Terpo.

Shkolla e parë, me drejtor dhe mësues Pandeli Sotirin, u hap me 7 mars, dhe tash shënon 131 vjetorin e saj. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu