Kurse edhe ti, që të kesh pastaj

0
157

Sot është Dita Botërore e Kursimeve, e që shënohet në mbarë botën përmes organizmit të aktiviteteve të ndryshme.

Kjo ditë shënohet që nga viti 1924 në mbarë botën nga shumica e institucioneve financiare.

Në këtë datë institucione të ndryshme ndërmarrin aktivitete që për synim e kanë ngritjen e vetëdijes mbi rolin dhe rëndësinë e Kursimeve.

BQK-ja do të mbajë një aktivitet me nxënës të shkollës fillore, përmes të cilit do ta përcjellë mesazhin e rëndësisë së shprehisë së Kursimeve.

Dita botërore e kursimit, e cila festohet si kujtim i Kongresit të parë ndërkombëtar të kursimoreve të mbajtur në këtë ditë në vitin 1924 në Milano.

Pjesëmarrësit në Kongres janë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit, si dhe për ringjalljen e luftës kundër shfrenimit.

Ky vendim është miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursimorë.

Ndërsa, vlera e depozitave të klientëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovës, deri në tetor të këtij viti ka arritur në mbi 3 miliardë euro, ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës.

Nga kjo shumë, më shumë se 2.2 miliardë euro janë para të kursyera nga ekonomitë familjare, derisa ndërmarrjet kanë të depozituara mbi 750 milionë euro. Vlera e valutave të tjera të kursyera nga qytetarët e Kosovës arrin shumën e 154 milionë euro.

Vlera e depozitave e tejkalon edhe shumën e kredive të përgjithshme në nivel vendi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e kredive ka arritur në mbi 2.6 miliardë euro, ku ekonomitë familjare kanë rreth 1 miliardë euro kredi në bankat komerciale, derisa ndërmarrjet kanë mbi 1.6 miliardë euro./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu