Gjithçka që nuk keni ditur për paratë

0
427

Paratë janë diçka që ne përdorim çdo ditë. Shpesh e mendojmë si një “letër” të thjeshtë me shumë vlerë.

Mirëpo nuk ishte gjithmonë kështu, paratë e para ishin në formë të monedhave, e ndryshe nga sot përbërja e tyre ishte prej metaleve të çmueshme.

Kjo traditë vazhdoi deri në vitin 1862 kur Departamenti i thesarit vendosi të fus në përdorim “kartë monedhën”.

Një “letër me shumë vlerë”, por që në fakt nuk është letër.

Njerëzit i riparonin ato në të kaluarën me gjilpërë dhe fije pambuku.

Në përbërjen e tyre fshihen shifra e kode të ndryshme, këta numra serikë janë pjesë e kodit alfanumerik për 12 Bankat Federale të kursimeve.

Ngjyra e cila përdoret në kartëmonedha është një ngjyrë speciale e teknologjisë së lartë e cila mund të gjurmohet, është magnetike dhe e ndryshueshme.

Secila ngjyrë ka karakteristikën e vet, ngjyra e gjelbër, u përzgjodh për dollarin Amerikan sepse u cilësua si ngjyra më rezistente.

Paraja e cila qarkullon më së shumti është kartëmonedha 100 dollarëshe.

Mirëpo një monedhë e tillë nuk reziston më shumë se 18 muaj në përdorim, zakonisht pas kësaj kohe vjetrohet dhe i humbet vlera.

Në kartëmonedha zakonisht janë fytyrat e presidentëve, mbretërve dhe figurave të njohura që lanë gjurmë në histori, mirëpo vetëm ata që nuk janë më.

Shumica e këtyre fytyrave ishin burra, e gruaja e parë e cila u shfaq në monedhën Amerikane ishte mbretëresha e Spanjës .

Mbretëresha Isabella theu akullin duke u bërë femra e parë e shfaqur në një monedhë Amerikane në vitin 1893.

Një legjislacion i krijuar përgjatë  viteve të revolucionit në Amerikë thotë se asnjë person i gjallë nuk mund të jetë simbol i parave.

Ngjyra, përbërja, prerja e kodet e ndryshme të fshehura të gjitha këto kanë për qëllim parandalimin e falsifikimit, mirëpo prapë se prapë këto mashtrime janë të pranishme.

Monedha më e falsifikuar cilësohet të jetë kartëmonedha 20 dollarëshe .

Monedhat e groposura në dhe  mund të mbysin insektet.

Në momentin kur një insekt bie në kontakt me monedhën krijohet një elektroshok si efekt i bakrit dhe zinkut.

Marinarët përdornin monedhat si dhurata për më të dashurit e tyre.

Ata me ndihmën e një luge goditnin skajet e monedhës duke krijuar një formë të lëmuar pastaj largonin pjesën e mesit dhe kështu formonin unaza të ndryshme. /OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu