Ky është vendi më i ndotur në botë

0
296

Kina njihet si qendra e industrializimit në mbarë botën.

Ky vend po përjeton epokë të artë industriale, por po e paguan me një çmim shumë të lartë. Me rreth 1 bilion e 380 milion banorë,  fabrika të shumta, komunikacioni i tejngarkuar dhe shumë faktorë të tjerë kanë bërë që dekadave të fundit niveli i ndotjes së ajrit të tejkaloi çdo përmasë normale.

Cilësohet të jetë ndotja më e madhe në historinë njerëzore. Sëmundjet respiratore, dhe kanceri i mushkërive që ndikohen nga ajri i ndotur cilësohen si vrasësit më të shpeshtë të popullatës.

Të huajt që zhvendosen në Kinë përballen me shumë vështirësi deri sa të përshtaten me cilësinë e ajrit.

Ata shpesh përjetojnë dhimbje koke, acarim të fytit dhe një kollë të vazhdueshëm, madje ky fenomen ka qenë jo zyrtarisht i quajtur “kollë Pekini”.

Toksinat që bartë ajri vrasin një numër alarmues të njerëzve.

Në Kinë, ndotja vret më shumë se 1.5 milion njerëz në vit ose ndryshe rreth 4 mijë e 400 njerëz çdo ditë.

Gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit, rreth 3,000 njerëz humbën jetën.

Ndotja në Kinë lehtë mund të konsiderohet si një krizë e rëndë shëndetësore publike.

Pothuajse çdo qytet është i ndotur në një farë mënyre. Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit ka matur cilësinë e ajrit në 70 qytete të ndryshme dhe ka gjetur se vetëm 8 prej tyre kanë përmbushur standardet e duhura.

Ndotja e ajrit vërehet edhe nga hapësirat kozmike, retë masive të smogut mund të shihen në imazhet satelitore të marra nga hapësira.

Pilotëve Kinezë së shpejti do u kërkohet të mësojnë përdorimin e teknologjisë së uljes automatike në mënyrë që të shmangin devijimet që shpesh ndodhin për shkak të problemeve të dukshmërisë.

Mbi gjysma e ujërave nëntokësore të Kinës është konsideruar e pasigurtë.

Përveç problemit të ndërlikuar të ndotjes së ajrit, ka një sasi të madhe ndotjeje në furnizimin me ujë të Kinës , jo vetëm në lumenj, pellgje dhe liqene, por edhe në ujërat nëntokësore.

Mbi një e treta e specieve të peshkut në lumin Yelloë të Kinës janë zhdukur.

Lumi i Verdhë është një nga lumenjtë më të mëdhenj në të gjithë Azinë.

Shpesh i referuar si “djepi i qytetërimit kinez”, pellgu i këtij lumi ishte vendlindja e civilizimit të lashtë kinez disa mijëra vjet më parë.

Aq shumë është ndotur ambienti sa që qeveria ka urdhëruar mbylljen e bizneseve për hir të cilësisë së ajrit.

Në vitin e fundit qeveria ka dënuar mbi 70.000 biznese në bazë të ligjeve mjedisore.

Qeveria ka hartuar disa projekte përmes së cilave tenton të ndikoj në zvogëlimin e ndotjes së ambientit. Për të arritur këtë qëllim, ata janë përqendruar në përfundimin e varësisë së vendit nga qymyri përmes krijimit të termocentraleve diellore dhe të erës, pastaj ndalimeve të makinave joelektrike dhe krijimin e zonave të gjelbra.

Mesatarja e niveleve të ndotjes ishte 2.3 % më e ulët gjatë tetë muajve të parë të vitit 2017 krahasuar me shifrat e vitit 2016 dhe aktualisht në Pekin është ulur niveli në 60 mikrogramë nga 70 mikrogramë të vitit të kaluar. /OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here