Inaugurohet aeroporti më i madh në botë

0
200

Liderë nga e gjithë bota kanë marrë  pjesë në ceremoninë e përgatitur për hapjen e pjesës së parë të aeroportit të ri të Stambollit.

Ky investim ka një sipërfaqe 76 milionë metra katrorë ndërsa faza e parë e aeroportit do t’u shërbejë 90 milionë pasagjerëve. Në total, kapaciteti i tij pritet të jetë mbi 200 milion pasagjerë, që është edhe dyfishi i trafikut të aeroportit të Atlantas që ka aktualisht trafikun më të madh të pasagjerëve në botë, shkruan “scantv”.

I ndërtuar nga një konsocium prej 5 kontraktorësh, me një vlerë 29 miliard dollarë ky aeroport ka qëllimin që të kthehet në një prej aeroporteve më të rëndësishëm të botës.

Pjesa tjetër e projektit parashikohet të përfundohet terësisht deri në vitin 2023. Ky aeroport do të ketë edhe një nga komplekset më të mëdha në botë “duty-free shop”.

Fluturimi inaugurues pritet të bëhet me 31 dhjetor ndërsa në vijim pritshmëria është që të ketë një aktivitet ditor prej 2 mijë avionësh. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu