Del në ankand një pjesë e shkallëve të Kullës Eifel në Paris

0
65

Një pjesë e shkallëve të Kullës Eifel do të dalë në ankand në muajin nëntor në Paris, në përfundim të një ekspozite publike të prezantuar nga ”ArtCurial” në selinë e saj në rrethrrotullimin e Shamps Elizesë.  Kështu ka njoftuar kompania franceze e ankandeve.

Me një lartësi rreth 4,3 metra dhe e përbërë nga rreth 25 shkallë, kjo pjesë është shkëputur nga shkallët origjinale në formë spirale të monumentit, i cili daton nga viti 1889, që lidhte katin e dytë me të tretin. Vlera fillestare e kësaj vepre nëse mund ta cilësojmë të tillë është vlerësuar midis 40 000 deri në 60 000 euro, shkruan ATSH.

Kjo pjesëz e vogël e Zonjës së Hekurt do të vendoset në oborrin e ”Artcurial” të enjten më 8 nëntor, për 20 ditë ekspozitë publike, përpara se të dalë në shitje më datën 27.

Në vitin 1983, vendosja e një ashensori midis dy kateve të fundit të Kullës Eifel çoi në çmontimin e një pjese të shkallës. Në atë periudhë shkalla u pre në 24 seksione, që varionin nga 2 deri në 9 metra lartësi. Pjesët e ndryshme të saj janë prezantuar në qendra prestigjioze dhe në koleksione privare në mbarë botën. Rregullisht, disa prej tyre dalin në ankande publike.

E ndërtuar nga Gustave Eifel për Ekspozitën Universale të 1889, Kulla Eifel është nga një monumentet më të vizituara në botë./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu