Bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë

0
57

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2018.

Në tremujorin e tretë (TM3) 2018 gjithsej janë regjistruar 2 212 ndërmarrje.

Krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2018) në TM3 2018 ka pasur rënie për 16.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Po ashtu, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2017) ka pasur një rënie të ndërmarrjeve të regjistruara për 0.1%.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 519 ndërmarrje të regjistruara (23.5%); prodhimi me 214 ndërmarrje të regjistruara (9.7%); akomodim dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 212 ndërmarrje të regjistruara (9.6%); ndërtimtaria me 189 ndërmarrje të regjistruara (8.5%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 182 ndërmarrje të regjistruara (8.2%); informimi dhe komunikimi me 149 ndërmarrje të regjistruara (6.7 %); bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 145 ndërmarrje të regjistruara (6.6%); ndërsa aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 149 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (97.2%); me 5 deri 9 të punësuar janë 41 ndërmarrje të regjistruara (1.9%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 15 ndërmarrje të regjistruara (0.7%); me 20 deri 249 të punësuar janë 7 ndërmarrje të regjistruara (0.3%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 649 ndërmarrje të regjistruara (29.3%); Ferizaj me 187 ndërmarrje të regjistruara (8.5%); Prizreni me 162 ndërmarrje të regjistruara (7.3%); Gjilani me 134 ndërmarrje të regjistruara (6.1%); Peja me 113 ndërmarrje të regjistruara (5.1%); Mitrovica me 92 ndërmarrje të regjistruara (4.2%); ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here