Këto janë statujat më të mëdha në botë

0
248

Skulptura ka fuqinë për të lënë spektatorët të gjithë të habitur . Por, duke qëndruar në prani të një statuje super të madhe në fakt mund të mbeteni edhe “pa frymë”.

Ato do të qëndrojnë për shekuj si ikona të historisë dhe kulturës për vizitorët për të shijuar. Statujat shërbejnë për të përkujtuar e nderuar koncepte e njerëz. Ngrenë kulte e rrëfejnë përulësi. Janë me përmasa të ndryshme sipas kohës e stilit, të cilit janë ndërtuar. Por, disa statuja janë aq të mëdha dhe përfaqësuese sa nuk mund t’i shpëtojnë asnjë syri.

Monumentet në të gjithë botën janë një simbol i civilizimeve të lashta dhe janë konsideruar si krenaria kombëtare. Ato duken madhështore në foto, por ju do të mund ta kuptoni madhështinë e tyre vetëm nëse i vizitoni dhe do të qëndroni diku pranë tyre.

Ato janë pikë referimi për vendet e tyre dhe i referohen kryesisht shfaqjeve etnike dhe fetare.

1-Thirrja e Mëmëdheut ,Volvograd, Rusi

Në vitin 1967, Bashkimi Sovjetik i dedikoi një monument gjigand një prej triumfeve më të mëdhenj të Luftës II Botërore. Thirrja e Mëmëdheut është 52 metra e lartë dhe ka ngritur një shpatë nga qielli, e cila është 33 metra. Për të mbërritur tek bazamenti i statujës duhen kaluar 200 shkallë, të cilat përkujtojnë betejën 200-ditore të Stalingradit, ku Ushtria e Kuqe theu rrethimin gjerman, për të pushtuar më pas ushtrinë.

2- Buda i Leshanit, Leshan, Kinë

Buda i Leshanit është një statujë prej guri e lartë 71 metra, e ndërtuar gjatë Dinastise Tang.  Ajo është gdhendur në një shkëmb i cili shtrihet përgjatë bashkimit të lumenjve Minjiang, Dadu dhe Qingyi në pjesën jugore të provincës Sichuan në Kinë, në afërsi të qytetit të Leshanit.

3-Perandorët Yan dhe Huang, Zhengzhou, Kinë

Perandorëve mitike Yan dhe Huang u është dhënë një atribut përmes këtyre statujave.Të ndërtuarta mbi një kodër si simbol i nderimit ndaj tyre.

4- Zot Murugan, Kuala Lumpur, Malajzi

Në vitin 2006, në këmbët e shpellave është ndërtuar Statuja e zot Murugan, e cila ishte më e larta në botë. Lartësia e saj është 43 metra. Shpella e lashtë është një nga vendet më të mëdha të pelegrinazhit të hinduve. Gjatë festivalit të Tamil Taipusam, e cila është mbajtur në shpella, ato janë vizituar nga një gjysmë milion njerëz.

 

 5- Tempulli i pranverës së Budës, Zhaocun, Kinë

Tempulli i pranverës së Budës është statuja e çelikut më e lartë në botë. Ndërtuar në 2002, ajo është një nga statujat më të mëdha dhe duket se ka tërhequr audiencat nga e gjithë bota. Lartësia e përgjithshme e kësaj statuje është rreth 128 metra.

 

 6- Pjetri i Madh, Moskë, Rusi

Duke qëndruar rreth 96 metra mbi tokë, historia e këtij monumenti shkon prapa në kohë në vitin 1997 kur ajo u ndërtua nga Zurab Tsereteli.

7-Guanyin i Lianhuashan, Kinë

Kjo statuje jo vetëm që është një nga monumentet më të mëdha në botë, por ajo që e bën interesante, është së për ta ndërtuar janë përdorur plot 20 mina ari dhe 120 ton bronz.

8-Laykyun Setkyar, Khatakan Taung, Mianmar

Për ndërtimin e këtyre statujave u deshën plot 12 vjet për ti përfunduar. Të dyja statujat të vëna së bashku janë me të vërtetë interesante, njëra është e shtrirë dhe tjetra është në këmbë rreth 116 metra e lartë.

 

9-Virgjëresha Mari, Trujillo, Venezuelë

Kjo është statuja më e lartë në botë e Virgjëreshës Mari në një lartësi prej 47 metra. Ajo u ndërtua në 1983.

10-Guan Yin e Detit të Jugut të Sanya, Kinë

Rreth 108 metra e gjatë, statujës ju deshën gjashtë vjet që të përfundonte. Ajo tërheq pelegrinë nga e gjithë Azia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu