Java fillon me mundësi për shi, por mbetet e ngrohtë

0
50

Java fillon me mundësi për shi, por mbetet e ngrohtë, njofton Prishtina Weather.

Ditët e para të javës pritet të ketë reshja shiu, por nga dita e mërkurë pritet mot më stabil.

dhe ditëve të para të javës, pritet të sjellë kushte për të reshura shiu edhe mbi rajonin tonë.

Gjatë ditës së sotme, në vendin tonë pritet të kemi mot të ngrohtë por vranësira. Në mëngjes në perëndim të vendit mundësi për reshje lokale shiu.

Nesër pritet mot kryesisht me vranësira. Gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu, në disa vende me mundësi edhe për bubullima.

Të mërkurën parashihet mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.

Ndërsa të enjten mot i ngrohtë, kryesisht me vranësira, në disa vende mundësi për reshje lokale shiu.

Për të premten parashihet mot shumë i ngrohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit mbesin të larta, ndjeshëm mbi vlera mesatare, me tendencë të rritjes së mëtutjeshme.

Minimalet do të luhaten nga 9 gradë celsius deri në 13 gradë celsius, e maksimalet nga 20 deri 23 gradë, ndërkohë që të premten edhe deri në 25 gradë celsius./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu