Kjo është kënga nga Dua Lipa dhe Andrea Bocelli

0
58

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe legjenda e muzikës italian, Andrea Bocelli kanë lansuar bashkëpunimin e tyre.

Kënga titullohet “If Only”, dhe e njëjta është shpërndarë nga Dua Lipa në rrjetin social Instagram, duke treguar që tashmë kënga e tyre është në të gjithë botën.

Kënga jonë e bukur tash është në jasht në botë. Është nderë të punoj me Andrea Bocelli, me këngën tonë “If Only” dhe shpresoj që ju do ta pëlqeni”, ka shkruar Dua Lipa.

Kujtojmë se Andrea Bocelli që njihet si legjendë e muzikës italiane, është një prej këngëtarëve më të pëlqyer në botë.

Kënga me Dua Lipën do të jetë pjesë e albumit të tij më të ri që shumë shpejtë pritet të dalë në treg, me emrin “Si”.

Kënga e katërt në album do të jetë kjo me këngëtaren me origjinë kosovare, Dua Lipa./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu