Gjithçka që nuk keni ditur për osteoporozën

0
185

Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke e bërë më të thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe graduale, shpesh pa simptoma deri sa ndodh fraktura e parë. Në shumë raste është ajo që evidenton osteoporozën, prandaj dhe është quajtur “epidemi e heshtur”.

Disa fakte botërore mbi osteoporozën

Vlerësohet se mbi 200 milionë njerëz në mbarë botën janë të  prekur nga osteoporoza.

Osteoporoza është përgjegjëse për shumicën e frakturave në njerëzit mbi 50 vjeç.

Në mbarë botën, 1 në 3 gra dhe 1 në 5 meshkuj mbi moshën 50 vjeç do pësojnë një thyerje kocke për shkak të osteoporozës.

Te femrat mbi 45 vjeç, llogariten më shumë ditë qëndrimi në spital nga osteoporoza sesa nga sëmundje të tjera si infarkti, diabeti, kanceri i gjirit etj. Te meshkujt rreziku i thyerjeve nga osteoporoza është 27% më i lartë se rreziku nga kanceri i prostatës.

Osteoporoza shkakton më tepër se 8.9 milionë fraktura në vit. Çdo tri sekonda ndodh një frakturë nga osteoporoza.

50% e njerëzve që kanë pasur një thyerje kocke të mëparshme nga osteoporoza do të kenë një thyerje tjetër të kockave.

Thyerja e kockave të legenit mund të shkaktojë humbjen e funksionit dhe aftësisë për të vepruar vetë: 40% janë të paaftë të ecin në mënyrë të pavarur; 60% kërkojnë ndihmë një vit më vonë mbas frakturës; 33% bëhen totalisht të varur nga të tjerët pas një viti

Vetëm në Bashkimin Evropian kostoja e frakturave të tilla është mbi 37 bilionë euro çdo vit, dhe pritet të rritet me 25% në vitin 2025.

Shumica e pacientëve me thyerje për shkak të osteoporozës nuk vlerësohen dhe as trajtohen nga sistemi i kujdesit shëndetësor. 80% e njerëzve që kanë pasur së paku një thyerje nga osteoporoza kanë qenë të padiagnostikuar apo të patrajtuar për osteoporozë. Vetëm 40% e personave që trajtohen për një kohë të gjatë me kortizonikë dhe që janë në rrezik të lartë për thyerje nga osteoporoza, janë testuar apo janë trajtuar për osteoporozën.

Urbanizimi dhe plakja e popullsisë po çojnë në rritje të shpejtë të barrës së sëmundshmërisë prej osteoporozës.

Deri në vitin 2050 është parashikuar që incidenca e thyerjeve të kockave të legenit nga osteoporoza në të gjithë botën të rritet me 310% te meshkuj dhe 240% te femrat.

Kush mund të preket nga osteoporoza?

Osteoporoza prek femrat dhe meshkujt. Shpesh osteoporoza mendohet si sëmundje e femrave, por ajo prek miliona meshkuj anembanë botës. Rreziku i frakturave te meshkujt është më i madh se rreziku i zhvillimit të kancerit të prostatës. Frakturat janë më të pakta te meshkujt, por kur ato ndodhin kanë një nivel më të lartë paaftësie e vdekshmërie sesa te femrat. Shumica e tyre madje as janë identifikuar apo trajtuar për këtë sëmundje “të heshtur”, edhe pasi ata kanë pasur një frakturë/thyerje./OxygenPress.info

Disa faktorë duket se shtojnë rrezikun për osteoporozë

Mosha- humbja e indit kockor në përgjithësi fillon pas moshës 40-50 vjeç, atëherë kur organizmi ynë nuk është në gjendje të zëvendësojë indin kockor me të njëjtin ritëm me të cilin e humbet atë. Kështu me rritjen e moshës rreziku për osteoporozë rritet.

Gjinia-gratë në mënyrë të veçantë, sidomos pas menopauzës, janë më të rrezikuara për osteoporozë. Ndryshimet hormonale të cilat ndodhin në menopauzë janë një nga arsyet pse femrat janë në rrezik më të lartë për osteoporozë sesa meshkujt.

Histori familjare (familjarë të afërt sidomos prindërit) me osteoporozë ose thyerje që rezultojnë pas një goditjeje apo rënieje fare të vogla tregojnë rrezik për osteoporozë.

Një frakturë e mëparshme fare pa shkak rrit rrezikun për një frakturë tjetër gati 2 herë.

Menopauza-gratë në menopauzë duhet të jenë më vigjilente për shëndetin e kockave të tyre.

Një e treta e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje, nuk janë në dijeni se janë të prekur. Ekspertët thonë se trajtimi i eshtrave të dobësuar nuk është i monitoruar pasi që pacientët të pësojnë fraktura.

Kur Christine Hoëis kishte thyer dorën e saj në moshën 51-vjeçare, ajo mendoi se nuk ishte më tepër se sa një aksident.

Një infermiere klinike nga Tunbridge Ëells,  rrëshqiti dhe ra në tokë duke pësuar disa lëndime dhe pas rrezatimi X u zbulua se ajo kishte thyer shpinën në dy vende.

Testet e mëtejshme zbuluan se ajo kishte një hemorragji kurrizore që kërkoi që ajo të mbante një mbajtëse për katër muaj.

Taher Mahmud nga Klinika e Osteoporozës në Londër, kishte thënë se  gratë mund të humbin 20 për qind të densitetit të eshtrave të tyre në pesë deri shtatë vjetët pas menopauzës./OxygenPress.info

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here