Kush është Sinead O’Connor, këngëtarja që u konvertua në fenë islame

0
70

Këngëtarja Sinead O’Connor ka ndërruar emrin në Shuhada Davitt dhe është konvertuar në fenë islame.

Këtë e ka treguar vet ajo përmes rrjetit social Twitter duke u shfaqur e mbuluar dhe duke thënë se më nuk është katolike.

Unë ju njoftoj me krenari se jam bërë myslimane. Ky ishte një përfundim i natyrshëm i udhëtimit tim inteligjent teologjik. Të gjithë librat e shenjtë të botës çojnë në Islam. Unë gjithashtu do të kem një emër të ri, Shuhada”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja e famshme, e njohur për publikun si Sinead O’Connor ka publikuar edhe një video ku tregon për vendimin e saj.

Sinead O’Connor është një zë i fuqishëm i njohur në të gjithë botën, e lindur në Dublin të Irlandës, më 8 dhjetor të vitit 1966.

Talentin e saj në muzikë e zbuloi bateristi i grupit irlandez, In Tua Nua,  dhe bashkë kanë shkruar këngën e tyre hit “Take My Hand”.

E njohur në publik me kokën e rruar, ajo mbahet mend me hitin e saj të madh “Nothing compares 2 U”.

Ajo ka vazhduar ndër vite karrierën e saj muzikore, ndërsa nga jeta private dihet se u martua dhe u nda katër herë./OxygenPress.info

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here