Pranvera Hyseni, përfaqësuese e Kosovës në NASA

0
448

Është  e re në moshë,  por kjo nuk po i pengon që ajo të realizojë ëndrrën e saj si astronome.

Pranvera Hyseni nga Vushtrria, vrojtimin e trupave qiellor tani më e ka përveç pasion edhe profesion.

Ajo është themeluese e klubit “Astronomy Outreach of Kosovo”, që është programi më i lartë për shpërndarjen dhe popullarizimin e astronomisë në Kosovë.

Hyseni ka përfaqësuar Kosovë, në tri qendrat e NASA-s.

Gjatë qëndrimit gjashtë mujor ajo ka përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme.

“Çka më ka lënë përshtypje më së shumti ka qenë takimi me shumë njerëz, me shumë astronomë që kanë bo zbulime. Dhe takimet me këta shkencëtarë për mu kanë qenë të pa besueshme”, është shprehur Hyseni.

Por, ani pse ajo është e kënaqur me eksperiencën që ka fituar në Amerikë, ajo është e dëshpëruar nga përkrahja e institucioneve shtetërore. E vetmja ndihmë është 500 euro nga Komuna e Vushtrrisë.

“Qeveria e Kosovës ka hezitu me me ndihmu në këtë aspekt, mirëpo fatmirësisht kam pas përkrahje financiare nga organizata  dhe shkencëtarët amerikanë”, shtoi ajo.

Tash ajo dhomën e saj e ka zbukuruar me copëza që ka marrë nga atje, 13 teleskopë e copëza meteorë.

Ajo tash ka marrë ofertë që të vazhdoj doktoraturën në SHBA, sapo të përfundoj Fakultetin e Gjeografisë në  Prishtinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu