Mall – Poezi nga Johann Wolfgang Von Goethe

0
222

C’ma prek keshtu zemren?

C’me ben qe te ziej?

C’me shtyn te largohem

Prej dhomes pertej?

Po ndrit cip’ e reve

Rreth shkembit ajte!

Atje do te vete,

Atje n’ate dhe!

 

Ja, korbat ne ere

Flatrojne me gaz;

Perzihem mes tyre,

Mes tufes humbas

Dhe malit e murit

I vijme perqark;

Ajo eshte atje poshte,

Ajo eshte atje larg

 

Ajo vjen e endet,

Une ik, fluturoj,

Ne pyllin e dendur

Si zog po kendoj

Dhe e ndal ajo hapin

E qesh e pergjon:

“Ai kendon embel,

Per mua kendon”

 

Po i lan perendimi

Kodrinat me ar;

Sodit bukuroshja

Me shpirt mendimtar

Dhe shkon buze lumit

Mbi bar e stoli

Dha hapat i zhduken

Ne terrin e zi

 

Sakaq une shfaqem

Si yll shkelqimtar

“Kaq afer, kaq larg,

C’ndricon posi zjarr?”

Ti fort e mahnitur

Shkelqimin e pe;

Por mua te lumtur

Nderkembe me ke./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here