Gratë kosovare në garë për çmimin OSCAR

0
95

Lindita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe More Raça janë tre regjisoret kosovare që janë kualifikuar për edicionin e 19 të Çmimeve të Akademisë OSCAR. Sivjet është vit i veçantë për industrinë e filmit kosovar.

Filmi debutues i metrazhit të gjatë, “Martesa” i Blerta Zeqirit fitoi çmimin “FIPRESCI”,  dhe çmimin special të jurisë në festivalin “Tallin Black Nights” në vitin 2017.

Në vitin 2012, po e njëjta e fitoi çmimin e jurisë për filmin e shkurtër “KTHIMI” në festivalin e filmit Sundance.

“Martesa” është propozimi zyrtar i Kosovës për OSCAR– kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Filmi i shkurtër i Lendita Zeqirajt “GARDHI”, u kualifikua duke ngadhënjyer si filmi më i mirë i shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit në “Hamptons”, dhe si filmi më i mirë nën 15 minuta në festivalin e filmit të shkurtër në “Palm Springs”.

Filmi “AJO”, nga More Raça është përzgjedhur si njëri ndër finalistët e “Manhattan Short Film Festival”.

Filmi është shfaqur në mbi 350 qytete, nëpër 6 kontinente, dhe ka fituar të drejtën të garojë për OSCAR.

“AJO” flet për temën e dhunës në familje dhe e përcjell trimërinë e një vajze të vogël, të luajtur nga Diella Valla, e cila e bën të pamundurën për ta shpëtuar vetveten dhe nënën e saj, të cilën e luan.

“Këto tri kualifikime vetëm sa vazhdojnë ta pasqyrojnë trendin e zhvillimit të industrisë kosovare të filmit, derisa po prodhojmë gjithnjë më shumë filma dhe i ndajmë ata me botën. Kemi shpresa të mëdha për atë se çfarë do të sjellë e ardhmja për talentët tanë”  ka thënë Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu