Si të zbulohet dhe trajtohet kanceri i gjirit, flet Nafije Latifi nga “Jeta Vita”

0
255

Informatat për kancerin e gjirit, si të zbulohet e trajtohet, duhet të arrijnë te secila grua dhe në të gjitha shtëpitë. Kështu ka thënë Nafije Latifi, kryetare e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita”, e cila ka folur për ndërgjegjësimin e shoqërisë për rrezikun nga ky kancer.

Në ditën e ecjes tradicionale kundër kancerit të gjirit që u mbajt në Prishtinë, Latifi tha se po punojnë që informatat për këtë sëmundje të depërtojnë te të gjithë njerëzit.

“Gjithë këto përpjekje të sinqerta, për ndihmë të grave, atyre që po përballen me këtë sëmundje, por edhe një numri të madh që mbijetojnë ndër vite, mund të arrihet vetëm me kujdes të shtuar të institucioneve përgjegjëse, me më shumë shërbime shëndetësore, profesionistë e pajisje e barëra. Këtë shpresojmë ta gjejmë edhe në institucionet e tjera ashtu siç e kemi në Institutin Onkologjik, ku nga viti 2011 mjekët onkolog dhe radiologë, si dhe stafi i mesëm, të gjithë të përkushtuar, bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i shëruar dhe për t’ua bërë më të lehtë këto ditë të vështira, çdo pacienti që paraqitet aty, gjithashtu edhe Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe komuna të tjera”, ka thënë ajo

Nafije Latifi, gruaja që e ka luftuar vet këtë sëmundje, bëri të ditur se kanë organizuar punëtori në 27 komuna, ku kanë marrë pjesë qindra burra e gra të cilët u informuan si zbulohet dhe trajtohet kanceri I gjirit./OxygenPress.info

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here